top of page
GettyImages-1272319404_ravid.jpg

Hello.

Që e vogël ëndrrat e mia kanë qënë shumë të mëdhaja dhe vezulluese me dëshirën për tu rritur sa më shpejtë. Ndërsa po rritesha shumë prej tyre po zbeheshin. Periudhën para karantinës më lindi kjo ideja e të shiturit rroba nga dollapi im dhe rastësisht pa e menduar shumë vendosa këtë emër në Instagram: vishu.si.sara. Si një Luan në horoskop më pëlqen të “identifikohem”. Nuk kam dashur të jem unë në qendër kaq kohë, kam pëlqyer të fshihem pas. Nuk kam patur dëshirë të tregoj identitetin tim. Pas shitjes së rrobave nga dollapi im kalova në pjesën e krijimtarisë. Unë nuk kam dashur të fitoj vetëm të ardhura nërpërmjet kësaj faqe në Instagram. Të ardhurat janë një pjesë e rëndësishme patjetër. Por dëshira ime më e madhe ka qënë të nxjerr në pah të bukurën & të veçantën. 

Dëshira ime më e madhe ka qënë të nxjerr në pah të bukurën & të veçantën. Hapi i radhës ishin aksesorët në këtë faqe. Për pothuajse një vit në këtë faqe janë shitur aksesorë të punuar nga unë me shumë dashuri. Vendosa të ndaja këto dy pasione duke krijuar një tjetër faqe në Instagram: @vintage_accessories.al një vit më parë.

Dhe atje do postoja aksesorët ndërsa te kjo faqe që kam aktualisht lingerie. Jam një koleksionuese e tmerrshme. Kisha koleksionuar lingerie vetëm sepse më pëlqenin edhe pse nuk ishin masa ime. Me kohë zbulova që nëpërmjet pasioneve të mia mund të “përfitoja”. Vendosa të përzgjedh më tepër lingerie pasi shita ato që kisha koleksionuar më parë. Dhe arrita këtu ku jam sot.


Ëndrrat e mia po vezullojnë sërisht. Kjo nuk është thjesht një faqe në Instagram për mua. Nuk është thjesht një punë. Është një nga arsyet pse unë bie të flej dhe zgjohem sërisht me motivimin dhe inspirimin për të bërë gjëra të bukura.
Vjet në këtë periudhë doja të sillja diçka unike, nuk isha e sigurt se çfarë por doja të bëja diferencën. Gjithmonë kam dashur të jem ndryshe.


Këto dy muajt e fundit idetë filluan të vendoseshin në praktikë. Kuptova që ëndërrimi është një proçes i rëndësishëm por është puna ajo që do sjelli rezultatin përfundimtar dhe do përmirësohej përgjatë punës ideja fillestare.
Dhe kështu ndodhi.


Pas gati 2 vitesh larg mamit, pas pandemisë dhe pas diplomimit jeta ime mori një tjetër kthesë. Ka qënë një periudhë me plotë ulje ngritje.


Kur mami im u kthye në Shqipëri diskutonim gjatë mbi idetë e mia dhe çfarë mund të bënim. Dhe tani para disa ditësh të dyja përfunduam këtë “koleksionin” e adhurueshëm i cili është punuar me kaq shumë dashuri dhe përkujdesje nga unë dhe mamushi im duke u kujdesur në çdo detaj. Ky koleksion më sjell ndërmend pushimet, ditët në plazh me diell përvëlues dhe netët në party✨


Uroj që të pëlqehet nga ju dhe të transmetohet dashuria që unë kam për këtë që bëj.
Pa ju unë nuk do isha këtu, i jam falenderuese secilit prej jush. Ju faleminderit që më mbështesni, bëni blerje dhe më sugjeroni te të tjerët.


Jeni mbështetës të ëndrrave të mia✨

bottom of page