Rreth Nesh


Vishu si Sara u krijua rreth një vit më parë nga dëshira dhe pasioni për të bukurën dhe të veçantën. Fillimisht janë postuar rroba nga garderoba ime si synim për të fituar disa të ardhura dhe më pas u kthye në një punë të vogël virtuale për të fituar më tepër. Në vazhdim dominonte pasioni im për aksesorët handmade të krijuar me shumë dashuri dhe përkushtim. Scrunchie, vathë dhe varëse të ndryshe me detaje të veçanta. Muajt e fundit vëmëndja i është përkushtuar më tepër kategorisë së veshjeve intime në bazë të kërkesave tuaja pas disa postimesh. Veshjet intime nuk janë në seri, janë copëza të veçanta që mbase nuk do mund ti shikoni diku tjetër. Në të gjithë këtë proçes, që nga fillimi deri tani janë copëza të vetes time që janë gërshetuar në atë se çfarë kjo faqe është sot. Fillimisht siç u shpreha më sipër dashuria për rrobat pastaj dëshira për aksesorët handmade dhe tani veshjet intime të përzgjedhura nga unë e shumë dashuri për ju duke u siguruar që secila prej tyre të jetë e veçantë.
Lingerie të veçanta, unike dhe tepër elegante të stileve dhe masave të ndryshme. Aksesorë unik të krijuar nga vet unë plot dashuri dhe finesë. Dyqani ynë virtual ofron kategori të ndryshme artikujsh me çmime të arsyeshme. Çfarë jeni duke pritur? Porosit tani dhe zbulo arsyen pse artikujt janë kaq unik!

